E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Belgjikë shqiptari i dënuar me burgim

Në pranga ra shtetasi shqiptar Ervis (Fatjon) Mehmet Dunga, vjeç 29, lindur në Fushë-Arrëz, Pukë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2008 e ka dënuar me 7 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe largim i të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyruar”.

Shtetasi Ervis Dunga në bashkëpunim me Salo Kiptiun dhe Xhemal Ymerin, më datë 26.03.2007, rreth orës 13:00’, në afërsi të shkollës “Naim Frashëri”, janë ndaluar nga forcat e grupit të gatshëm, ku gjatë kontrollit personal i është bllokuar një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi më datën 30.06.2011, në Belgjikë. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-06-30 17:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›