Polonia merr presidencën e BE-së

Vendi i madh ish-komunist kërkon në këtë gjashtëmujor fuqizimin e tregut të përbashkët, duke thënë se kjo mbështet prosperitetin evropian.
Polonia kërkon gjithashtu nxitjen e zgjerimit të bllokut drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rindërtimin e besimit te institucionet.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski deklaroi dje se Polonia ka dëshirë "të
rindërtojë besimin në projekte të përbashkëta".
Varshava kërkon edhe promovimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ushtarak brenda BE-së.
Zyrtarët kryesorë të BE-së, shefi i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe kryetari i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, pritet të marrin pjesë në festimet që do të zhvillohen për marrjen e presidencës gjashtëmujore nga ana e Polonisë. /Start/
2011-07-01 09:20