E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Politika e jashtme e vendit tonë është e orjentuar drejt integrimit në BE dhe liberalizimit të vizave


Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta referon në Konferencën me temë "Politika e Jashtme Shqiptare- Vazhdimësi  përmes  ndryshimeve"


“Politika e jashtme e Shqipërisë ka si prioritet madhor integrimin e  plotë në Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave", deklaroi sot Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Z. Meta referoi sot në konferencën me temë "Politika e Jashtme Shqiptare- Vazhdimësi  përmes  ndryshimeve", e cila u organizua në ambientet e Hotel "Tirana International", nën kujdesin e Institutit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Këshillit Shqiptar të Marrëdhënieve me Jashtë. Duke siguruar se vokacioni europian i Shqiërisë do të përforcohet më tej, z. Meta shprehu "vlerësimin maksimal për punën dhe entuziazmin e Presidencës suedeze në avancimin e axhendës së lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit". Ai shprehu bindjen se presidenca e ardhshme spanjolle do ta çojë këtë proces më përpara. Në fjalën e tij, z. Meta u ndal te statusi dhe roli i ri që ka fituar vendi ynë në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht pas anëtarësimit më NATO. "Ne jemi në një proces të rëndësishëm dhe konstruktiv me BE-në, pas hyrjes në fuqi të MSA-së dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat si dhe në një periudhë intensive të qeverisë së re për plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave me BE-në", tha z. Meta. Shqipëria është një vend strategjik për sigurinë dhe paqen në Ballkan dhe Europë dhe në këtë kuadër, Kreu i diplomacisë shqiptare shprehu sigurinë se "do të forcohet më tej kontributi i vendit tonë, si një faktor me peshë rajonale për rritjen e sigurisë dhe garantimin e stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik në rajon". 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›