Imazhi i Kosovës promovohet në kanalet ndërkombëtare
Fushata mediatike është përgatitur nga konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi”, ndërkohë që promovimi i reklamës pritet të bëhet sonte nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Personalitete të shquara dhe zyrtarë ndërkombëtarë do të jenë të ftuar në këtë ceremoni. Reklama televizive do të fillojë të transmetohet në 6 kanale të mëdha ndërkombëtare, të tillë si: CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport.
Më vonë reklamat do të publikohen edhe në revista ndërkombëtare, të tilla si: “The Economist” dhe “Newsweek”.
Konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi” ka fituar tenderin në vlerë 5,7 milionë euro. Fushata do të jetë shumë e gjerë dhe pritet të zgjasë dy vjet.