"Fazllic", Rama: Hetimi ndërkombëtar dëmton imazhin

"Unë mendoj se prokuroria shqiptare nuk ka përse të trembet një asistence të huaj, por gjithsesinuk mund të lë pa përmendur faktin që e gjithë kjo dëmton imazhin e institucionit të akuzës, sepse ul kredibilitetin e tij në publik", u shpreh Ina Rama një një intervistë për gjatë për BBC-në.
E pyetur për cështjen "Fazllic" dhe pasojat që rrodhën prej tij, zonja Rama u shpreh se kërkesa e maxhorancës është politike dhe jo mbi një pretendim ligjor, ndërsa sqaroi se hetimet për cështjen janë në fazën fillestare dhe veprimet e ndërmarra kanë qenë konform ligjit.
Ndërsa pak ditë pas mbështetjes së hapur që zonja Rama mori prej ndërkombëtarëve dhe sidomos SHBA-së, prokurorja theksoi se ndihma dhe mbështetja bëhet për organin e akuzës që ai të vazhdojë të bëjë punën e tij dhe të jetë i pavarur në vendimet që merr.
Duke folur me tone pozitive dhe me qetësi gjatë intervistës së saj për BBC-në, Rama theksoi se shpreson që përplasja institicionale të kapërcehet me angazhimin e të gjitha palëve.
"As Prokuroria e vetme nuk mund të realizojë funksionet e saj, as instutucionet e tjera, po ashtu, sidomos në aspektin e ushtrimit të ndjekjes penale. Shpresoj fort që do të ketë një vullnet të përbashkët që kjo përplasje të kapërcehet. Është në të mirën e ne të gjithëve", u shpreh Rama.
Gjatë një vizite zyrtare në Londër e ftuar nga drejtori i Shërbimit të Prokurorisë Mbretërore në Londër, Sir Ken McDonald, Rama siguroi se nuk e ka prekur cështjen e Ilir Kumbaros, të arrestuar pak ditë më parë në kryeqytetin britanik.