Gjirokaster, pranga trafikantit te klandestineve

Policia e Gjirokastres ka arrestuar mesnaten e djeshme nje trafikant klandestinesh. Ai eshte Mitat Riza Dautaj i ditelindjes 1956 banues ne Ballsh i denuar me pare per vepren penale te kundershtimit me dhune te punonjesve te policise.
Ai eshte ndalur nga policia sepse po shoqeronte 7 shtetas nga Fieri per te kaluar kufirin me Greqine.
Ne shkembim ai do te merrte 600 euro per person. Mbasi kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë bërë disa kilometra në tokën greke janë kapur nga policia greke dhe janë kthyer si deportivë në Stacionin e Policisë Kakavije të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.