Himara, vazhdojnë ende në koma 2 studentet e plagosura
Tiranë- Dy studentet e aksidentuara disa ditë më parë në Himarë vazhdojnë të jenë në gjendje kome. Edhe pse ato tani ndodhen për kurim në Vjenë gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe nuk po japin asnjë reagim për tu zgjuar.
Dy ditë më parë mjekët tentuan zgjimin e Eriselda Gubere, por trupi i saj nuk reagoi pozitivisht, ndërsa për zgjimin e Florije Pecit nuk është tentuar ende.
Mjekët e Spitalit Ushtarak raportojnë se Guberes i është hequr frymëmarrja artificilae, por pa rezultat dhe tani pritet të kryhet një tjetër ndrëhyrje kirurgjikale. Ndërsa një gjendje më të mirë ka studentja Peci.
Ngjarja tragjie ndodhi në qafën e Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë u rrëzua në humnerë dhe për pasojë mbetën të plagosur 13 persona. Studentët ishin të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, dhe po kryenin një ekspeditë disa ditore në jug të vendit.