E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballsh, theret me thikë 18-vjecari në qendrën e internetit

BALLSH- Një 18 vjecar është plagosur me mjete të mprehta nga një bashkemoshatar i tij.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në një pikë interneti në qytetin e Ballshit.
Sipas policisë 18 vjecari me iniciale E.A është goditur disa herë me mjete të mprehta nga 19 vjecari Shefit Salaj, një ngjarje kjo e ndodhur pas një sherri për motive banale.
18 vjecari i plagosur është transportuar në spitalin rajonal të Fierit, ku konfirmohet se është jashtë rrezikut per jeten.
Policia po punon per arrestimin e autorit te ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›