E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellësi, rriten shanset që të kalojë përmes Shqipërisë, eliminohet projekti rival

TIRANE - Gazi që do të vijë nga Azerbajxhani drejt Europës do të kalojë përmes Shqipërisë. Konsorciumi ndërkombëtar “Shah Deniz” ka bërë përzgjedhjen e projektit për dërgimin e gazit në Europë. Konsorciumi, brenda të cilit një rol kyç ka kompania “British Petrolium”, ka përjashtuar projektin e gazsjellësit Turqi- Greqi-Itali, ose ndryshe ITGI, duke zgjedhur projektin e gazsjellësit TAP. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i kompanisë “British Petrolium” .

“Është marrë vendimi për të negociuar ekskluzivisht me TAP”- ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
Projekti i gazsjellësit transadriatik, ose ndryshe TAP, parashikon kalimin e gazit në një rrugë më të shkurtër nga Azerbajxhani, Turqia, Greqia, Shqipëria dhe më pas në rrugë detare drejt Italisë. 

Gjatësia e tij nënujore nga Shqipëria në Italië është 115 km. Shuma e investimit për këtë projekt parashikohet të kalojë vlerën e 1 miliard eurove. Qeveria shqiptare është shprehur në mbështetje të gazsjellësit TAP dhe ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që ky projekt të realizohet. 

Ndërkohë, projekti tjetër i skualifikuar parashikonte kalimin e gazit nga Azerbajxhani në Turqi, e më pas në Greqi dhe Itali, duke mos e përfshirë Shqipërinë.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gazsjellësi, rriten shanset që të kalojë përmes Shqipërisë, eliminohet projekti rival

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›