Arrestohet në Librazhd një 18-vjeçar nën akuzën e përdhunimit

Një 18-vjeçar është prangosur nga policia e rrethit të Librazhdit pasi është denoncuar për përdhunimin e një 16-vjeçareje. Ngjarja kishte ndodhur që më 6 maj, por, kallëzimi nga viktima është depozituar vetëm ditën e djeshme. Fillimisht vajza ka hezituar të denoncojë agresorin me inicialet E.K., por më pas ka rrëfyer në komisariat gjithçka kishte ndodhur. Policia e Librazhdit bëri të mundur menjëherë arrestimin e E.K. nga fshati Rrajcë, 40 km larg Librazhdit. I arrestuari mësohet se ka hyrë fshehurazi në dhomën e gjumit të 16-vjeçares, banore e të njëjtit fshat, dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
...