E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kufitare arreston trafikantin e drogës në Rinas

Policia kufitare bëri të mundur sot arrestimin e një trafikanti droge në aeroportin e Rinasit, gjatë kthimit të tij nga Belgjika. 47-vjeçari Nuredin Bishani nga Roskoveci, ishte person në kërkim nga policia e Fierit prej më shumë se një viti. Bishani është zbuluar gjatë kontrollit të policisë kufitare, megjithëse ishte me emër të rremë. Ai ndodhej në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte vendosur për të masën e arrestit “burg pa afat”. Bishani është nën gjykim për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Gjithashtu, policia e Fierit thotë se emri i Nuredin Bishanit lidhet edhe me dy ngjarje të tjera për trafik droge, të cilat janë të zbardhura.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›