E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e Xhindit: Të zbardhet vrasja. S’dimë ende motivin

Familjarët bënë të ditur sot për TVNews24 se i kanë dërguar një letër Presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë së autorit apo autorëve 

FIER-Familjarët e deputetit socialist Fatmir Xhindi të vrarë nga persona ende të panjohur kërkojnë sa më shpejt zbardhjen e ngjarjes. Xhindi u vra më 2 Maj para pragut të shtëpisë me armë zjarri, ndërsa familjarët shprehen se pas kaq ditësh ata nuk dinë ende motivin e vrasjes së të afërmit të tyre. Familjarët bënë të ditur sot për TVNews24 se i kanë dërguar një letër Presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë së autorit apo autorëve. Ata kanë shprehur ne letër habinë sesi gjatë këtyre ditëve nuk ka asnjë risi për krimin dhe autotët. Të indinjuar, familjarët akuzojnë strukturat e policisë për paaftësi në kapjen e autorit.
Deputeti i PS, Xhindi u vra me 2 Maj praën banesës së tij në Roskovec të Fierit. Politika dhe shteti e dënuan ashpër krimin e rëndë dhe garantuan zbardhje të shpejtë të ngjarjes. Xhindi ishte deputet prej tre legjislaturash në Roskovec. Pak orë pas vrasjes, prokuroria nxorri disa pista hetimesh, ku mes tyre ishte dhe ajo e pronësisë ndersa nuk u perjashtua as motivi për shkaqe banale. Prokuroria pak ditë më parë deklaroi se ka ecur para me hetimet rreth krimit ndaj deputetit, porse nuk mund ti bëjë të ditur për arsye pune.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›