Presidenti i ri, Wollfarth: Kandidaturat në kohë

Ai apelon që të zgjidhet figura më përfaqësuese për popullin shqiptar.
"Ne, në radhë të parë, shohim Kushtetutën dhe Kushtetuta e rregullon mënyrën se si duhet të zgjidhet President i Republikës. Tashmë, në fakt, po afrohet çasti kur duhen caktuar dhe prezantuar kandidatët. Prezenca e OSBE-së ua lë tërësisht në dorë qytetarëve, partive politike dhe sistemit politik shqiptar propozimin e kandidatëve për president. Është thelbësore që të identifikohen personalitete, që mund ta drejtojnë institucionin në mënyrë shumë dinjitoze. Pushteti moral i këtij posti është veçanërisht i lartë dhe Shqipëria e qytetarët e saj meritojnë një shërbim sa më të mirë", tha Wollfarth nga Durrësi.
Duke folur për reformën zgjedhore, ambasadori i OSBE-së tha se partitë e vogla duhet të vazhdojnë përpjekjen e tyre për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. "Mendoj se është shumë e rëndësishme të flitet për reformën e Kodit Zgjedhor, një proces që është duke u zhvilluar tashmë në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Është një hap i rëndësishëm i partive politike, qoftë edhe të vogla, që të flasin për aspekte të ndryshme të reformës zgjedhore. Është e rëndësishme që nëse partitë e vogla duan t'i dëgjohet zëri të ketë platforma të tilla që nëse janë të bindshme për pjesën më të madhe të politikës ato mund të materializohen", u shpreh Wollfarth.
Ai kërkon që puna për reformën elektorale të përshpejtohet, pavarësisht se po punohet me intensitet, teksa në fund të këtij muaji skadon edhe afati i dytë i dhënë për komisionin përkatës. “Anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar dhe veçanërisht bashkëkryetarët e tij po punojnë me shumë intensitet, duke bërë një punë të mirë e të frytshme dhe kam besim se së bashku do të hartojnë një draft të mirë që do të paraqitet së shpejti. Nuk është e thënë patjetër atë ditë, por duhet të paraqitet sa më shpejt, sepse po afrohen data të tjera të rëndësishme, përfshirë zgjedhjen e Presidentit.
Kreu i Prezencës erdhi mëngjesin e sotëm në Durrës me traget nga Italia, ku ka dashur të shohë personalisht procedurat që ndiqen në port. Durrësi është një port, qytet dhe destinacion turistik i rëndësishëm. Këto janë disa nga arsyet se përse jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e Bashkisë Dako dhe se përse përpiqem të marr informacion të drejtpërdrejtë rreth zhvillimeve të këtushme. Zhvillimi i një qyteti si Durrësi shërben si një pasqyrë për ecurinë e zhvillimit të vendit. Siç e thashë, Durrësi është porti numër një i vendit. Pra, deri diku, është një kartëvizitë e rëndësishme e vendit”, tha ai. /S.Ll/Start/
2012-04-24 14:40