E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi

Shemsi Prençi

Dorëhiqet drejtori i policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi.

Sipas informacioneve, Prençi  ia ka paraqitur dorëheqjen e tij drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Shemsi Prençi ka qenë më parë në postin e shefit të forcave operacionale të policisë së Tiranës.

Pritet që vetë Prençi të sqarojë motivet e dorëheqjes, ndërkohë që nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë  ka emëruar menjëherë në vend të Prençit, Hasan Gjergjerin.

Prençi u vu në qendër të vëmendjes mediatike në fund të fushatës për zgjedhjet lokale të 9 majit 2011, kur denoncoi zv.ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, se e kishte kërcënuar se do ti merrte jetën nëse nuk ndërhynte me FNSH-të për të shtypur një miting të opozitës në Bathore.

Në atë kohë, Prençi mbante postin e kreut të forcave special, ndërsa Peka ushtronte përkohësisht funksionet e ministrit të Brendshëm, pas kandidimit të Bashës për kreun e Bashkisë së Tiranës. / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›