E Diel, 1 Nëntor 2026

BBC për Shqipërinë: Hapa para, por ka ende korrupsion

Shqipëria ka qënë kohet në fundit në syrin e mediave ndërkombëtare, ku përvec përshkrimit të bukurive natyrore vecohen edhe të metat. BBC shkruan se ndërsa vendi ka pasur shenja të progresit ekonomik me inflacion nën kontroll, Shqipëria mbetet një nga më të varfrit në Evropë. Papunësia mbetet në shifra të larta , ndërsa korrupsioni vazhdon të pengojnë investimet e huaja.
 

Shqipëria ka bërë një kërkesë formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2009 shkruan BBC, ndërsa BE ka inkurajuar reforma të mëtejshme, veçanërisht për sa i përket luftës së krimit të organizuar, korrupsionit dhe zhvillimit e lirisë së medias , pronës private dhe të pakicave.
 

Për përvec kësaj Shqipëria njihet edhe si një vend tranzit droge, kjo e theksuar edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Policia britanike kohët e fundit ka arrestuar shqiptarin Admerin Beu, të cilit iu sekuestruan një sasi e madhe droge e llojit kokaine. Gjatë arrestimit te 41-vjecarit shqiptariu kapën edhe 175 mijë stërlina, e ndërsa ky i fundit ka pranuar akuzat e gjykatës së Edinburgut. Por përvec Britanisë, edhe brigjet italiane kohët e fundit kanë parë një sasi të madhe droge, e ku protagonistë gjithashtu kanë qënë shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›