E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vdes futbollisti 25-vjecar, i bie atak kardiak gjatë lojës

ITALI- Futbollisti i Livornos, Piermario Morosini 25-vjecar ka humbur jetën sot, si pasojë e një ataku kardiak.

Të gjithë mbetën të shokuar gjatë ndshjes së sotme të zhvilluar në stadiumin “Adriatico” të Peskarës ku vendasit luanin përballë miqëve të Livornos, ndeshje e vlefshme për javën e 35 të Serisë B. Gjithcka ka ndodhur në minutën e 31 të takimit kur Livorno udhëhiqte me rezultatin 0-2. Në këtë minutë, Morosini është shembur në fushë pa ndjenja.

Sic raportuan mediat italiane, stafi mjekësor i Livornos ka ndërhyrë menjëherë dhe kur ka parë gjendjen e tij, ka kërkuar transportimin e tij për në spital. Futbollisti 25-vjeçar, kartonin e të cilit e zotëron Udineze, por që e ka dhënë në formë huazimi tek Livorno, u mbajt në gjendje kome në spital, por pa mundur të mbijetojë.

Pas kësaj, Federata Italiane menjëherë ka ndërprerë të gjitha kampionatet, në shenjë respekti për futbollistin e ndarë nga jeta. Duke nisur nga takimi Milan-Xhenoa, të gjitha sfidat e programuara për këtë fundjavë, janë shtyrë për një datë të pacaktuar. “Bëmë gjithçka për ta risjellë në jetë, por ishte e pamundur. Djaloshi nuk u përmend asnjëherë”, u shpreh kardiologu i spitalit të Peskarës Leonardo Paloskia. Rasti i Morosinit pason atë të Fabris Muamba, i cili u godit nga një atak në ndeshjen Totenhem-Bolton, por për fat, anglezi e rimori veten dhe tashmë është mirë. 

TRAGJEDIA FAMILJARE E FUTBOLLISTIT 25-VJECAR
Piermario, futbollisti premtues jetonte i vetëm me motrën e tij e cila vuan nga një sëmundje, pasi prindërit e tij pak kohë më parë u ndanë nga jeta.. Por, tragjedia e 25-vjecarit duket se nuk përfundon këtu pasi pas humbjes së prindërve, ai vuan edhe humbjen e vëllait të tij. 

KARRIERA
Piermario Morosini 25-vjec: Lindur më 5 qershor të vitit 1986 në Bergamo, i rritur tek të rinjtë e Atalantës duke fituar edhe një kampionat me të rinjtë po në këtë skuadër, në moshën 19-vjecare kalon tek Udenese ku luan disa ndeshje më pas kalon në mënyrë huazimi në disa skuadra Bologna, Vicenza, Reggina dhe Padova dallohej si një "regjizor" i saktë në pozicionin e tij,në 30 janar të këtij viti kalon tek Livorno.

lajmi fundit 
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Momentet kur ka pësuar atakun FOTO: Shok në Itali, atak kardiak, vdes futbollisti i Livornos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›