E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragedi në Seria B, vdes në fushë mesfushori i Livornos

Janë rikthyer sërish tragjeditë në fushat e futbollit. Pasditen e sotme ka vdekur në fushë si pasojë e një ataku kardiak mesfushori 25- vjeçari Livornos, Piermario Morosini.

Mësohet se ai ka pësuar një atak kardiak dhe ka rënë pa ndjenja në fushë, në minutëm e 31 të takimit të Seria B, Peskara- Livorno.

Mjekët kanë hyrë në fushë për ti dhënë ndihmën e parë futbollistit, dhe më pas ai është transportuar në spital, por atje ka shkuar i pajetë.

Lojtari ishte pjesë e ekipit të Udineses, por ishte dhënë në formë huazimi në ekipin e Livornos.

Ndërsa tifozat dhe pjestarët e ekipit kanë akuzuar mjekët për efikasitetin e mjekimit, pasi sipas tyre ai qëndroi disa minuta pa ndjenja në fushë dhe ambulanca u vonua shumë.

Pas kësaj ngjarjeje është ndërprerë dhe takimi Milan- Genoa, pasi Federatae italiane e futbollit ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive.

Piermario Morosini ka lindur më 5 qershor 1986 në Bergamo. Karrierën e tij si futbollist e filloi me të rinjtë e Atalantës. Ndërsa në moshën 19 vjeçare kalon tek Udinese ku luajti disa ndeshje dhe më pas kaloi në formë huazimi tek disa skuadra, si Bologna, Vicenza, Reggina dhe Padova, ndërsa në janar të këtij viti kaloi tek Livorno.

Ai ka pasur një jetë të vështirë familjare, pasi disa kohë më parë ka humbur të dy prindërit bashkë me të vëllain. Aktualisht ai jetonte me të motrën, edhe kjo po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›