Arrestohet një 22 vjeçar për dhe shitje të narkotikëve

Mitrovicë, 20 gusht - Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia si i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike, në Mitrovicë. Arrestimi është kryer nga ana e zyrtarëve policorë të Sektorit të hetimeve rajonale kundër narkotikëve pranë Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, në Mitrovicë, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
I tërë aksioni policor ka filluar pas sigurimit të urdhëresës nga prokuroria përkatëse për vëzhgim dhe përcjellje të aktiviteteve të dyshuarit për afro shtatë ditë radhazi. Si pjesë e procedurave dhe autorizimeve ligjore, hetuesit policorë kanë siguruar urdhëresën për bastisje të shtëpisë së të dyshuarit të arrestuar. Në shtëpinë e tij, në rrugën “Kadri Bistrica”, gjatë realizimit të bastisjes, policia ka gjetur të fshehur 153 paketime të vogla në qese të najlonit ( 710 gramë) me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila besohet të ishte e përgatitur dhe dedikuar për distribuim të mëtejmë, ka thënë Hoti. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit publik, fillimisht është caktuar masa e ndalimit policor për zhvillim të hetimeve të mëtejme.