E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dhe lirohen tre të mitur nga Zallçi

Prishtinë, 20 gusht - Tre shqiptarë të mitur janë arrestuar në bazë të dyshimit se kishin rrëzuar murin e një shtëpie që po ndërtohet për serbët e kthyer në fshatin Zallç të komunës së Istogut. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Zeqir Kelemendi, ka bërë të ditur se tre të miturit janë marrë në pyetje e më pas janë liruar. Ai ka thënë se çështja do t’i kalojë autoriteteve gjyqësore, të cilat do të gjykojnë veprimin e të miturve konform ligjeve në fuqi.

Natën mes të martës dhe të mërkurës, tre të miturit kishin rrezuar një pjesë të murit të njërës prej shtëpive që janë në ndërtim e sipër, kurse tullat ishin shpërndarë nëpër punishte. Ndërtimi i shtëpive për serbët e kthyer në Zallç po bëhet me fonde të Qeverisë së Kosovës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›