Goditet me pëllëmbë deputeti Erion Braçe
20/08/2010 Pas një sherri në sheshin “Skënderbej” emigranti qëllon deputetin
Të dy paraqiten në komisariatin nr 1, por nuk bëjnë denoncim
TIRANË- Një grindje momentale në mes të Tiranës ka pasur si protagonist deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, dhe një emigrant 27 vjeç, të cilët pas një konflikti me fjalë nuk kursyen as pëllëmbët. Në fakt ka qenë 27-vjeçari Rigel Shehaj ai që qëlloi lehtë me pëllëmbë deputetin Braçe dhe menjëherë u shoqërua në polici, ku pas sqarimit të çështjes u la i lirë. Policia e Tiranës, nëpërmjet zëdhënëses së saj Alma Katragjini u shpreh se “Aktualisht, njoftohemi për një incident të ndodhur në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, ku është goditur me (pëllëmbë) pas një grindje të çastit, deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace, policia e Tiranës ka marrë masat e menjëhershme duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë nr. 1 Tiranë, autorin e dyshuar 27-vjeçarin Rigels Shehaj, ndaj të cilit aktualisht po kryhen veprimet e tjera procedurale. Në lidhje me një incident të ndodhur paradite në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, ku pas një grindje të çastit u godit me pëllëmbë deputeti i Partisë Socialiste Erjon Brace, sqarojmë opinionin publik se, policia e Tiranës menjëherë mori masat e shpejta duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë nr.1 Tiranë, autorin 27-vjeçarin Rigels Shehaj. Pas debatit, deputeti Brace u paraqit në ambientet e komisariatit të policisë nr.1 Tiranë, i cili refuzoi për të ndjekur ligjërisht këtë incident të rastësishëm. Po ashtu edhe 27-vjeçari Rigels Shehaj, nuk depozitoi asnjë kallëzim penal për këtë grindje të çastit. Shërbimet e policisë së komisariatit të policisë nr.l Tiranë, morën në pyetje 27-vjeçarin dhe kreu veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që është lënë i lire”. Në fakt kjo nuk është hera e parë që deputeti Braçe është përfshirë në konflikte, ndonëse thuajse të gjitha rastet janë shënuar në ambientet e brendshme të Parlamentit.