Doganat e Kosovës parandalojnë 21 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 20 gusht - Gjatë javës së fundit njësitet e doganës kanë parandaluar rreth 21 raste të ndryshme të tentim kontrabande nëpër vendkalime të ndryshme kufitare, ka njoftuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Sipas një komunikate, në veri të vendit edhe më tutje rastet e tentim kontrabandimit janë më të shpeshta. Në javën e tretë të muajit gusht Njësitë mobile antikontrabandë kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabande. Shumica e rasteve të zbuluara i përkasin tentim kontrabandimit me derivate të naftës , po ashtu edhe të pijeve joalkoolike.
Në disa nga rastet e parandaluara në këtë rajon, njësite antikontrabandë të Doganës se Kosovës kanë arritur të zbulojnë rreth 7740 litra derivate të naftës. Kundërvajtësit kryesisht janë banorë të Mitrovicës. Sasia e zbuluar menjëherë është konfiskuar dhe i është nënshtruar procedurës së mëtutjeshme.
Ndër rastet e zbuluara njësitë doganore kanë zbuluar edhe disa raste tjera të tentim kontrabandimi si lëngje të gazuara, rreth 630 litra, lëngje të pa-gazuara rreth 460 litra, si dhe vaj ushqimor rreth 600 litra. Po ashtu të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, në disa raste janë konfiskuar edhe automjetet me te cilat bartnin mallrat e lartë-përmendura.
Edhe nëpër pikat tjera doganore si Hani Elezit, Podujevë, u zbuluan disa raste në tentim kontrabandimi, të mallrave të ndryshme, si Aparate për lojëra fati, Syza, CD me përmbajtje fetare etj, të cilat kryesisht ishin raste vlera më të ulëta financiare.
Rastet e zbuluara kishin për qellim kontrabandimi me mallra të ndryshme, duke mos e deklaruar mallin me qellim që t’i shmangen taksave doganore. Të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, dhe do t’i nënshtrohen procedurës për kundërvajtje doganore.