E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, rriten eksportet shqiptare

Eksportet shqiptare, foto arkiv

Eksportet shqiptare drejt tregut grek kanë pësuar një rritje të lehtë.

Në 3 muajt e parë të këtij viti eksportet shqiptare drejt Greqisë janë rritur, pavarësisht krizës që ka përfshirë fqinjin tonë jugor.

Sipas INSTA, mallrat e eksportuara nga Shqipëria drejt Greqisë në 3 muajt e parë të 2012-ës kapën vlerën e 2.66 miliardë lekëve, ose 16% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në këtë gamë kryesuan eksportet e çimentos drejt tregut grek, ndërsa ato të tekstileve kanë pësuar rënie.

Ndryshe nga prodhuesit shqiptarë të eksporteve, bizneset greke kanë ulur shitjet jashtë vendit. Eksportet greke drejt tregut shqiptar shënuan në 3-mujorin e parë një ulje prej 5.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›