E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 54 vjecar, plagosi mbrëmë një të ri

Policia e Tiranes prangos autorin e ngjajes se djeshme. Ngjarja ndodhi dje pasdite tek kompleksi i pishinave pranë Liqenit Artificial, ku emigranti i kthyer nga Anglia ka qelluar me plumba pistolete nga këmbët 22 vjecarin. 

TIRANE-Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një të riu pasditen e djeshme te pishinat në kryeqytet. Uniformat blu të Tiranës kanë bere te mundur arrestimin e 54 vjecarit Sahit Dyberi. Mësohet se arrestimi i tij është bërë i mundur gjate natës ne afersi të banesës së tij në Tiranë. Ngjarja ndodhi dje pasdite tek kompleksi i pishinave pranë Liqenit Artificial, ku emigranti i kthyer nga Anglia ka qelluar me plumba pistolete nga këmbët 22 vjecarin Mariglen Cani. I riu përfundoi ne spital në gjendje të rëndë per shkak te hemorragjise nga plaga me armë zjarri, por sipas mjekëve eshte jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit Sahit Dylberi, u largua menjehere nga vendi i ngjarjes me një automjet tip ‘Land Rover’, për nga drejtimi i Kodrave të Liqenit Artificial. Shërbime të shumta të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Policisë së qarkut kryen kontrolle në zonene perrreth si dhe prane baneses se tij duke bere te mundur keshtu arrestimin e tij gjate nates. Policia dyshon se shkak për ngjarjen ka qënë një motiv banal mes autorit dhe viktimës.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›