Arrestohet i dënuari me pesë vite burg
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastrës, bënë të ditur se “shtetasi Gëzim Rizvani, 30 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 6 në qytetin e Korçës, është ndaluar në Gjirokastrës, teksa jetonte i fshehur në lagjen e romëve, pranë vendit të quajtur “Ura e lumit”.
Ky shtetas ishtë dënuar me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Gjykatës së Lartë të Tiranës me pesë vjet burg, pasi katër vjet më parë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij E.Q, dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia lokale e Gjirokastrës ka nisur proceduarat ligjore për ta transferuar në burgun e Bënçes.