E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm i rremë për bombë, arrestohet një shtetas

Një telefonatë dje ne mbremje njoftonte se një bombë ishte vendosur ne nje lokal ne zonën e plazhit. Pas ketij veprimi uniformat blu kane bërë të mundur identifikimin e numrit nga u be telefonata si dhe të personit që kreu ate. 

DURRES-Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje mbrëmë vonë policinë e Durrësit, por ka rezultuar i rremë. Ka qene ora 22:30 kur në policinë e qytetit bregdetar ka mbërritur një telefonatë që njoftonte se një bombë eshte vendosur ne nje lokal ne zonën e plazhit. Pas njoftimit uniformat blu kane bllokuar rrugen Ura Dajlanit-Plepa dhe ka nisur kontrollin ne lokalin qe pretendohej te ishte vendosur bombe, por alarmi ka rezultuar i rremë. Pas ketij veprimi uniformat blu kane bërë të mundur identifikimin e numrit nga u be telefonata si dhe të personit që kreu ate. Nuk bëhet i ditur identiteti i autorit të telefonatës, por mësohet se policia e ka vënë në pranga atë. Ndërkaq ende nuk dihen motivet që shtynë të arrestuarin per te dhene alarmin e rreme, por burime te policise bejne te ditur se shkak mund te jete konkurenca.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›