E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i aksidenteve për vitin 2009

Krahasuar me vitin 2008 (105 aksidente, 33 të vdekur), ky numër ka pësuar rritje, ndërkohë që sezoni turistik, kur edhe fluksi i makinave është më i madh nuk ka përfunduar ende. Për këtë arsye, Policia Rrugore prej disa ditësh ka kaluar në shërbim të përforcuar, duke shtuar prezencën e saj në akset rrugore, e mbështetur dhe nga policia e rendit dhe e forcave lëvizëse operacionale.

 “Janë ngritur disa grupe Taskë Forcë, të drejtuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore për të operuar në të gjithë territorin e vendit. I është dhënë kompetencë Patrullave të Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të operuar në fushën e qarkullimit rrugor”, tha zëdhënësi Klodian Branko.

Zëdhënësi Branko tha se këtë vit kanë hyrë në Shqipëri 133 mijë automjete më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ç’ka e ka rënduar situatën. Për këtë arsye, Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e  automjeteve, “të zbatojnë me rigorozitet normat e sjelljes së Kodit Rrugor, të ndërgjegjësohen për pasojat e rënda që sjell mos zbatimi i këtyre rregullave për ta, pasagjerëve apo qytetarëve të tjerë”  

Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë maksimalisht drejtuesit a automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, vijon më tej deklarata. Branko tha se gjatë këtij shtatë mujori janë vendosur rreth 355 mijë gjoba dhe janë hequr rreth 6 mijë patenta, 70% e të cilave janë hequr për shpejtësi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›