Omonia kërcënon me bojkot të regjistrimit të popullsisë

Kryetari i organizatës “Omonia” në degën e Sarandës, Llambi Pentaqi, tregon edhe hapat që do të marrë kjo organizatë për të arritur të imponohet në procesin e shtyrjes së regjistrimit, si rezultat i shfuqizimit të disa neneve të ligjit për Cenusin, i cili ka kyri në fuqi.
“Këshilli Drejtues i “Omonia”-s i mbledhur për këtë çështje sot diskutoi në lidhje me peticionin që ne dhe shoqata të tjera të minoritetit bëmë për çështjen e regjistrimit të popullsisë. Për kërkesat tona ne do të informojmë opinionin publik, ambasadat dhe përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtarë në Shqipëri. Sigurisht që si masë parashikojmë edhe bojkotin e regjistrimit në rast se kërkesat tona nuk merren parasysh”, deklaroi për “Shqip”, Pentaqi pas mbledhjes së këshillit drejtues të “Omonia”-s.
Sipas tij, është e pakuptimtë që procesi i regjistrimit të ri të bazohet te regjistri aktual i Gjendjes Civile në vend, sepse nëse do të jetë kështu, atëherë nuk është nevoja fare për këtë proces. Ashtu si edhe organizata e tjera të minoriteteve në vend, përfaqësuesit e “Omonia”-s kërkojnë shfuqizimin e dy neneve të ligjit për Censusin, nene në të cilat sanksionohet gjoba prej 100 mijë lekësh për të gjithë ata persona që deklarojnë në mënyrë të rreme gjatë këtij procesi. Sipas tyre, këto dispozita mbysin vetëdeklarimin e lirë të përkatësisë etnike të shtetasve të Shqipërisë dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe po kështu me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.
Po kështu, përfaqësuesit e minoriteteve shtrojnë edhe kërkesa të tjera, siç është edhe ajo e pjesëmarrjes së tyre në çdo komision që do të ngrihet për këtë çështje. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i qeverisë shqiptare në lidhje me këto kërkesa dhe aq më tepër qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe qeverive të vendeve që i konsiderojnë këto minoritete si të tyre. /Start/
2011-08-21 11:59