Arrestohet një I shumëkërkuar, vrau 2 vetë në vitin 2001
Policia bëri të ditur se në pranga ka rënë nje 50 vjecar i dënuar për dy vrasje në vitin 2001 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se operacioni për kapjen e Krasniqit nisi që dje në Elbasan dhe përfundoi sot në periferi të Tiranës
TIRANE-Një shtetas i shumëkërkuar i dënuar për vrasje të dyfishtë është arrëstuar në Elbasan nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat policore të Elbasanit. Policia bëri të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Osman Krasniqi, 50 vjec i dënuar me 25 vjet burg pasi drejtësia e ka gjetur fajtor për dy vrasje në vitin 2001 në qytetin e Elbasanit. Nga të njëjtat burime mësohet se operacioni për kapjen e Krasniqit nisi që dje në Elbasan dhe përfundoi sot me kapjen e tij në periferi të Tiranës. Gjatë tentativës për tu arratisurm, 50 vjecari kishte thzer madje edhe një nga postblloqet e policisë në Sauk, periferi të Tiranës.
Krasniqi akuzohet për vrasjen e shtetasve Dashamir Kanellari e Tahir Mysliaga në vitin 2001 në qytetin e Elbasanit. Vrasjet ndodhën në lagjen ‘Skënderbej’ në sytë e plot dëshmitarëve. Krasniqi u akuzua dhe u gjet fajtor për vrasjen e dyfishtë dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë.
(d.b/BalkanWeb)