Ristani: Në 15 nëntor do përdorim kutitë e 28 Qershorit
Në një reagim pas deklaratave të Edi Ramës, kreu i KQZ-së Arben Ristani tha se Kodi Zgjedhor parashikon asgjësimin e materialeve zgjedhore pas certifikimit të rezultatit dhe në përfundim të fazës së ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor
TIRANE-Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve reagoi sot ndaj deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama duke thënë se Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, parashikon djegien e fletëve të votimit të përdorura në zgjedhjet e fundit, në mënyrë që kutitë të jenë gati për zgjedhjet e pjesshme vendore dhe për procesin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale. Në një reagim pas deklaratave të Edi Ramës, i cili tha se nuk duhet të preken kutitë e votimit të 28 qershorit pasi kështu zhduken provat e manipulimeve, kreu i KQZ-së Arben Ristani tha se Kodi Zgjedhor parashikon asgjësimin e materialeve zgjedhore pas certifikimit të rezultatit dhe në përfundim të fazës së ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor. “Asgjësimi i materialeve zgjedhore është një procedurë që parashikohet në Kod, kjo bëhet me vendim zyrtar sipas nevojave. Kutitë duhet të jenë bosh për zgjedhjet e pjesëshme dhe zgjedhjet e pergjithshme locale. Në rast se do na duhen kutitë e 28 Qershorit sigurisht që do ti përdorim”, tha kreu i KQZ-së Arben Ristani, duke shtuar se sipas dispozitave ligjore ne Shqiperi, 28 qershori eshte nje proces i mbyllur.
Ndërkohë PS insititon në kërkesën që të hapen kutitë e votimit të 28 Qershorit pasi sipas tyre në to fshihet e vërteta e zgjedhjeve. Nën këtë kërkesë do të zhvillohet edhe manifestimi në një nga shehste e Tiranës këtë të shtunë nga ana e PS.
(d.b/BalkanWeb)