E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Shembja e hotelit nga shpërthimi i bolierit

“Në këtë hotel po flinin rreth 50 nxënës, ku janë dëmtuar lehtësisht vetëm dy prej tyre dhe janë shtruar menjëherë në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën nxënësit Shkurte Matoshi dhe Sabah Fetahu, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia.

Sipas policisë, nxënësit e tjerë, janë akumoduar në një tjetër hotel, pranë hotel “Elesio”. Në vend, ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Kavajë, ekspertë kriminalist nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Ekspertë Antieksploziv të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Paraprakisht nga grupi hetimor në vendngjarje, mendohet që shkak i shpërthimit në dhomat e brendëshme të hotelit, është shpërthimi i një bolieri në një nga tualetet e katit të dytë të hotelit. Në komisariatin e Policisë Kavajë, janë shoqëruar i gjithë stafi i këtij hoteli, të cilët po ju merren deklarime mbi rrethanat e kësaj ngjarje. (foto bw)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›