E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria financon Censusin 2011 per te pare harten e varferise

Policia bashkiake e Tiranes vazhdoi sot operacionet per te shembur ndertimet pa leje ne zonen e Selites ne periferi te kryeqytetit. Nje grup punetoresh prishen ndertimet pa leje ne nje pallat ne zonen e quajtur Tirana e re ndersa drejtuesit e policise bashkiake deklaruan se zbatimi i ligjit kunder objekteve te paligjshme do te vazhdoje pa nderprerje. Ata kane evidentuar deri tani rreth 70 ndertime te paligjshme dhe krahas shembjes se tyre po kontrollojne ne te gjitha lagjet per te ndaluar ndertimet pa leje.

Kryeministri Sali Berisha tha sot ne mbledhjen e qeverise se edhe bashkia e Tiranes mund te beje se shpejti procesin e marrjes se lejeve per ndertim me sistemin One Stop Shop. Jam shume i inkurajuar nga fakti se edhe Bashkia e Tiranes po shqyrton mundesine e lejeve te ndertimit me sistemin One Stop Shop te cilat ishin shnderruar ne nje mjet te tmerrshem ne kete bashki sepse e kishin vendosur kete bashki ne vendin 173 ne bote - tha ai.

Qeveria shqiptare miratoi sot nje shtese fondesh per te mbeshtetur regjistrimin e popullsise dhe banesave gjate tetorit. Kryeministri Sali Berisha tha se ky regjistrim do te nxjerre ne drite realitetin social dhe ekonomik te Shqiperise por mbi te gjitha do te ndihmoje ne luften kunder varferise.

Natyrisht ka te varfer por askund nuk po pakesohen me shume dhe me shpejt se ne Shqiperi. Pas regjistrimit te popullsise dhe regjistrit dixhital te familjeve ne ndihme ekonomike ne do te zhdukim mjerimin dhe varferine ekstreme qe ekziston akoma ne 10-15 mije familje shqiptare - tha ai.

Kryeministri Berisha hodhi poshte zerat qe kundershtojne regjistrimin e popullsise dhe banesave duke theksuar se ky eshte regjistrim behet nje here ne dhjete vjet dhe qeveria bizneset be dhe shoqeria civile kane nevoje per kete baze te dhenash per te mesuar ndryshimet qe kane ndodhur dhe nevojat qe ka vendi. Ai kerkoi qe gjithe administrata te zgjeroje punen per digjitalizimin e cdo dokumentacioni per te rritur transparencen dhe luften kunder korrupsionit.

Por opozita socialiste vazhdon te akuzoje qeverine per abuzime me fondet shteterore dhe korrupsion ne tendera dhe pasuri te tjera. Drejtues te Partise Socialiste jane shprehur se nje grup i ngushte qeveritaresh te larte po pasurohen ne menyre te paligjshme duke shfrytezuar pasurite kombeare nderkohe qe qytetaret e thjeshte jetojne ne nje minimum ekonomik perballe nje tregu qe vecse shtrenjtohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›