E Shtunë, 31 Tetor 2026

UFO në Kinë, mbyllet aeroporti

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 20:52

Sipas ‘Shanghai Daily’, një UFO ka fluturuar mbi aeroportin e Chogqing, në Kinë, duke bllokuar për një orë trafikun ajror.

Një mjet fluturues i paidentifikuar është parë në pistën e aeroportit ndërkombëtar dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga burime zyrtare të këtij aeroporti.

Shumë avionë që ishin gati për nisje kanë shtyrë fluturimet e tyre për rreth një orë.

Nuk është hera e parë që në Chogqing, qytetin më të populluar të Kinës, jepet alarmi për UFO.

Vitin e kaluar, pasi u bënë shumë hetime mbi disa mjete fluturuese, autoritetet theksuan se objektet ishin vetëm disa balona gjigante. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›