Zv/presidenti i SHBA ne Kine. Rivendosje e besimit mes dy shteteve

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping premtuan lidhje më të ngushta midis dy vendeve. Vizita e Xho Bajden në Pekin më tepër se arritjen e marrëveshjeve ka për qëllim të rivendosë besimin mes dy vendeve. Zv/presidenti Xi sipas të gjitha gjasave do të pasojë Hu Jintao në kye të shtetit kinez në vitin 2013 si dhe përgjegjësinë direkte për marrëdhëniet e shumta të vendit të tij me Shtetet e Bashkuara.
Të dy liderët morën pjesë në një ceremoni në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin ku folën për marrëdhëniet ndërmjet dy superfuqive.
"Mbi supe kemi përgjegjësi gjithnjë e më të rëndësishme. Është dëshira e përbashkët e popullit të Kinës dhe Shteteve të Bashkuaradhe kudo në botë për të parë përmirësimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të donim të punojmë me ju për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy kombeve tona të mëdha"- tha Xi Jinping.
Bajden tha se ishte i habitur nga zhvillimi i Kinës gjatë tre dekadave të fundit.
"Mendoj se në gjithë historinë tuaj ka pasur më shumë progres mes 1979 dhe 2011, se ndoshta në çdo kohë tjetër. Është e mahnitshme"- tha Bajden.
Në axhendën e bisedimeve ishin dhe planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e defiçitit – një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës që është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono. Bajden gjithashtu i kërkoi Kinës të përqendrohet në reformat e saj ekonomike duke lejuar rritjen e monedhës së saj në vlerë dhe kalimin në një ekonomi më pak të bazuar në eksporte. Garantimi i të drejtave të njeriut për qytetarët mbetet një tjetër kërkesë e zëvendëspresidentit amerikan drejtuar autoriteteve kineze.