Amnistia fiskale, emigrantët kanë kohë deri më 31 gusht për regjistrime
29/03/2012 Qeveria shtyn pesë muaj afatin për legalizimin e banesave
Qytetarët shqiptarë do të kenë në dispozicion edhe pesë muaj afat për të legalizuar pronat e tyre të paluajtshme. Kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë propozoi shtyrjen deri më 31 gusht të afatit për regjistrimin e banesave, duke favorizuar në këtë mënyrë emigrantët. Sipas tij, gjatë dy javëve të fundit ka radhë të mëdha në zyrat e regjistrimit të pasurive, rreth 800 aplikime në ditë, të papërballueshme për administratën shtetërore. “Unë mendoj se Ministria e Financave vetëm për zërin ‘banesa’ të zgjasë afatin deri më datën 31 gusht, në mënyrë që edhe emigrantët që vijnë të kenë mundësi të legalizojnë banesat e tyre. Kjo në radhë të parë nga fluksi i madh që është në zyrat e regjistrimit të pasurive, nga interesi shumë i madh i qytetarëve. Së dyti, mendoj se, meqenëse korriku dhe gushti janë muaj që emigrantët kanë mundësi të vijnë me leje, të mos detyrohen të shkëputen nga vendi ku janë në mënyrë të posaçme për të legalizuar banesën e tyre, ndaj le ta zgjasim këtë afat”, - tha kreu i qeverisë. Ai përjashtoi shtyrjen e aftit për zërat e tjerë. Duke iu referuar biznesit, Berisha tha se ai e pati kohën e tij. “Lidhur me biznesin nuk do të këtë më zgjatje afati. Janë arsyet burokratike ato që ne po e zgjatim afatin për banesat, sepse vështirësitë e përballimit të një vëllimi të tillë kërkesash kanë qenë të mëdha gjatë tre-katër muajve të fundit, dhe kur kemi të bëjmë me qytetarin, nuk mund të mos veprojmë. Edhe në rastin e biznesit kemi të bëjmë me qytetarin, por biznesi ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të bërë legalizimin”, - vijoi shefi i ekzekutivit. Kryeministri Berisha, duke folur për ecurinë e zbatimit të ligjit “Për amnistinë fiskale”, tha se ajo ka qenë e kënaqshme për qytetarët e vendit. “Kjo amnisti pati një rezultat të shkëlqyer për qytetarët, për individët. Deri më sot janë futur në treg falë këtij ligji që bëmë pasuri të paluajtshme me një vlerë prej 171.7 miliardë lekë. Vetëm në muajt janar-shkurt me zgjatjen që bëmë kanë përfituar rreth 20 mijë qytetarë. Kanë përfituar dhe një sërë biznesesh, por ata që kanë përfituar më shumë se gjithë të tjerët janë qytetarët”, - u shpreh Kryeministri. Në fund të dhjetorit 2011 Këshilli i Ministrave miratoi shtyrjen për një periudhë tremujore të amnistisë fiskale deri 31 mars 2012 për individë dhe biznese. Këtu përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Afati 31 mars
Amnistia e parë fiskale për 3 muaj
Nga amnistia fiskale u legalizuan kapitale të konsiderueshme, ndërkohë që buxheti i shtetit deri para dhjetë ditëve ka përfituar rreth 20 milionë dollarë taksa. Sipas statistikave të deklaruara nga Ministria e Financave, më 16 të këtij muaji kapitali që është hedhur në treg si i legalizuar, është në vlerën rreth 165 miliardë lekë, ndërkohë që janë falur ndërmjet qytetarëve dhe bizneseve mundësitë për rivlerësim rreth 42 miliardë lekë, apo 420 milionë dollarë. I gjithë kapitali i falur, tatimi i paguar për të është 2 miliardë lekë, apo 20 milionë dollarë. Më aktivë duket se kanë qenë individët që kanë rivlerësuar apo legalizuar asete të paluajtshme, ndërsa biznesi nuk ka qenë në pritshmërinë e financave. Legalizimi i parave kesh nga individët është aspekti, i cili është larg pritshmërisë së Ministrisë së Financave lidhur me amnistinë fiskale.
Shqipëria e pastër
Problemet mjedisore u prekan nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, gjatë së cilës ai propozoi caktimin e datës 20 prill si ditën e “Shqipërisë së pastër”, ku të dalin të gjithë nga çdo skaj dhe në çdo skaj të këtij vendi të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët. Ai tha se autoritetet vendore kanë një rol të pazëvendësueshëm për mbrojtjen e mjedisit.
Fëmijët me autizëm
Kryeministri kërkoi nga Ministria për Çështjet Sociale marrjen e masave për ngritjen e qendrave të asistencës për individët me spektër autizmi. Konkretisht ai kërkoi që në institucionet pediatrike të funksionojnë qendrat rajonale të diagnostikimit të hershëm të autizmit, të cilat do të ndihmojnë për kapjen në kohë të këtij fenomeni dhe trajtimin e tij.
Masterat profesionalë
Kuota e përgjithshme e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për studimet e ciklit të dytë “Master profesional” me kohë të pjesshme dhe edukimin në ikesce për vitin akademik 2011-2012 të jetë 1400. Nga këto 1260 kuota shtesë për Politeknikun, 40 për transferim studimesh, 40 shtetas të huaj dhe 40 për ish-të përndjekurit politikë.