PLL: BE të tregohet e ndjeshme edhe për të përndjekurit
29/03/2012 Homosekualët, ambasada e SHBA-ve përshëndet deklaratat e Berishës
Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka kërkuar nga Bashkimi Europian të tregojë të njëjtën ndjeshmëri edhe për shtresat e ish-të përndjekurve politikë apo pronarët, që ende sot e kësaj dite nuk po i fitojnë të drejtat e tyre. Shkak për deklaratën e djeshme të PLL-së është bërë qëndrimi i një dite më parë i delegacionit të BE-së në Shqipëri, i cili mori në mbrojtje homoseksualët shqiptarë dhe dënoi deklaratat e Ekrem Spahisë, kryetar i kësaj partie. “Ne urojmë që Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri të tregojë të njëjtin zell për të kërkuar prej autoriteteve shqiptare edhe dënimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë, garantimin dhe rikthimin e pronës pronarëve të ligjshëm, garantimin e votës së lirë dhe një proces zgjedhor të ndershëm, çështje këto mjaft të rëndësishme, të debatuara dhe për të cilat gjithashtu ka edhe dokumente ndërkombëtare”, - thuhet në deklaratën e legalistëve. Ndërkohë për të njëjtën çështje ka reaguar dhe ambasada amerikane. Kjo e fundit ka përshëndetur deklaratat e Kryeministrit, por ndërkohë ka cituar dhe sekretaren e Shtetit Klinton se “përbën shkelje të të drejtave të njeriut kur njerëzit rrihen apo vriten për shkak të orientimit të tyre seksual apo sepse nuk janë konform normave kulturore se si duhet të duken apo të sillen burrat dhe gratë”.