E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prioriteti im, integrimi. Gjyqi? Lojë politike

Ilir Meta

UPDATE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se,  për të nuk është prioritare zënia e një vendi në qeveri, por integrimi i vendit.

Hyrja në qeveri nuk është prioritet, për mua është integrimi. Kjo është një nga temat kryesore që kam diskutuar edhe këtu në SHBA, në të gjitha takimet që kam pasur- tha Meta.

Lidhur me të ashtuquajturën çështjen Meta- Prifti, ai e cilësoi të gjithën një lojë politike.

Nuk besoj se ka pasur ndonjë që nuk e ka besuar se e gjithë kjo lojë ka qenë vetëm politike, e pabazuar mbi ligj, legjislacionin shqiptar, europian dhe ndërkombëtarë. Një lojë që unë e kam pranuar, kam përgjegjësi publike. Kam dhënë dorëheqjen për shkak të kësaj ndjeshmërie, për tu paraqitur para ligjit, pa funksione publike, si çdo qytetar shqiptarë. Unë kam kërkuar që ti shkoj deri në fund procesit, që të mos pushohet për procedura. Aspekti moral, ky aspekt ka përfunduar para gjyqit, sepse në 8 ma,j në zgjedhjet të cilat ishin mëse politike,  LSI pati një rritje me 50% të votave në Tiranë.- tha Meta.

Sa i takon reformës zgjedhore dhe propozimeve që LSI ka bërë, Meta u shpreh se kjo është çështje e qytetarëve shqiptarë dhe qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Ai tha se kjo nuk është vetëm një çështje e partive, të cilat e quajnë veten të mëdha, PS dhe PD. Besoj në një proces pa paragjykime, the Meta, ndërsa shtoi se, është një proces që duhet të ecë më shpejt pasi do të ketë më shumë kohë për të implementuar ndryshimet në infrastrukturë.

Kreu i LSI-së e quajti padrejtësi të madhe nëse Shqipëria nuk do ta marrë statusin kandidat gjatë këtij viti.

Padrejtësi e madhe nëse nuk e marrim. Padrejtësi në drejtim të qytetarëve, raportit Shqipëri- BE, dhe të saj që Shqipëria ka bërë në drejtim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqipëria sa i takon kriterit ekonomik, i ka përmbushur detyrimet, përshtatjes së legjislacionit, ka bërë punë të mirë. Sa i takon çështjeve të tjera të rëndësishme që kanë të bëjmë me dialogun, po bëhet punë e mirë kohët e fundit. Unë besoj se Shqipëria duhet ta marrë statusin. Angazhimi ynë është që të përmbushim të gjitha prioritetet.- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›