Arrestohet një i ri me 5.2 kg kanabis
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, policia e Vlorës ka mundur të arrestojë në kushtet e flagrancës një 23-vjeçar nga ky qytet, të cilit gjatë një kontrolli në automjet iu gjet një sasi prej 5.2 kg kanabis sativa e presuar. Grupi i gatshëm i policisë e ka ndaluar 23-vjeçarin Hakim Xhezo pranë kryqëzimit të rrugës Trasballkanike dhe ka ushtruar kontroll në mjetin tip "Audi" me targa VL2655C, të cilin po e drejtonte. Gjatë kontrollit, policia gjeti në bagazh një pako me kanabis dhe menjëherë e ka shoqëruar 23-vjeçarin në ambientet e policisë. Ai do të gjykohet për trafik droge.