Kapen autorët e vjedhjes së një lokali
Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, të cilët akuzohen për vjedhjen e një lokali. Afrim Zhupa, 24 vjeç dhe Amarildo Halili, 19 vjeç, banorë të lagjes "Barrikadë" të këtij qyteti, u arrestuan pasi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të martës kanë vjedhur lokalin e shtetasit Ajet Kanani, që ndodhet në qendër të lagjes "Çlirim". Sipas ekspertëve të policisë, dy hajdutët janë identifikuar nga shenjat e gishtave të lëna në vendet ku dy vjedhësit kanë marrë materiale të ndryshme me vlerë. Dy të rinjtë do të akuzohen për "vjedhje të pronës së tjetrit", akuzë kjo e parashikuar nga nenet 134 të Kodit Penal.