Ish-krerët e policisë: Përdorimi i armëve? Edhe drejtorët e shkelin ligjin
Përdorimi i armëve nga uniformat blu duket se mbetet një problem shqetësues për të gjithë specialistët e larguar nga policia, por jo nga ata që ndodhen brenda radhëve të saj. Pavarësisht se nuk dihet se çfarë projektesh ka Policia e Shtetit për këtë problem, pasi ngjarja e Butrintit e ka tronditur dhe e ka angazhuar totalisht në dokumentimin e saj, specialistët e vjetër të policisë deklarojnë se zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet hartimit të një programi të detajuar dhe afatgjatë. Ish-funksionarët e lartë të policisë, Bilbil Mema dhe Albert Dervishi, deklaruan për "Shqip", se "më parë, stërvitjet dhe kontrollet për armët e policisë ishin më të shpeshta, pasi ato janë të domosdoshme, përderisa ligji u lejon atyre të mbajnë dhe të përdorin armatimin në situata të caktuara. Ata kanë dhënë mendimet e tyre personale mbi këtë çështje, duke argumentuar se ky është një problem serioz dhe që kërkon zgjidhje të shpejtë. Sipas të dhënave, kjo çështje është bërë problem gjatë inspektimeve, ku është vënë re jo profesionalizëm, papërgjegjshmëri e punonjësve të policisë për kujdesin ndaj armës, deri te përgatitja tejet e dobët gjatë qitjes.
Bilbil Mema
Ish-funksionari i lartë i policisë, i cili ka qenë edhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, ka kritikuar çështjen e përdorimit të armëve nga punonjësit e policisë. Ai shpjegoi se në shkurt të vitit 1998, është miratuar ligji për përdorimin e armëve të zjarrit, për mënyrën e përdorimit të tyre, por deri në atë kohë dhe në vazhdim, nuk mungonin programet e stërvitjes. "Të gjithë punonjësit e policisë kalonin në një testim të tillë, pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre vinin edhe nga radhët e ushtrisë dhe ishin të disiplinuar në përdorimin e armës. Ne kishim programe vjetore, të cilat ishin shtrirë në semestra dhe në çdo drejtori qarku kishte komisione vlerësimi, ku bëheshin qitje dhe mbaheshin shënime për dosjen personale të secilit punonjës policie", shpjegon Mema për praktikat e vlerësimit të qitjes gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit. Ai vë në dukje se edhe në atë kohë, ka pasur mangësi për këtë çështje, pasi mungonin poligonet për t‘u ushtruar të gjithë. "Por, situata u vështirësua, pasi shumë punonjës u veshën në një periudhë të shkurtër dhe pa trajnime. Pra morën armët në dorë, pa i njohur ato", argumenton ish-kreu i policisë, Bilbil Mema për gjendjen skandaloze sot, duke shtuar se kishte kërkuar herë pas here testime për ta. Më tej, ai shprehet se arma është një mjet që e mbron policin, por nuk duhet harruar se është edhe shenjë e identifikimit të tij. "Është një mjet dallues bashkë me uniformën blu. Vërejmë se kemi drejtorë, apo zëvendësdrejtorë, që pavarësisht se e kanë të parashikuar me ligj, nuk mbajnë as uniformë dhe as armë, veprim i cili duhet të kryhet me patjetër, pasi këto mjete e dallojnë nga të tjerët", shprehet Bilbil Mema. Ndërsa për zgjidhjen e kësaj çështjeje, Mema mendon se duhet bërë një program që të kalojë në testim me komision të veçantë të gjithë punonjësit e policisë, e kjo duhet përsëritur sa më shpesh të jetë e mundur, ashtu siç veprojnë të gjitha vendet e botës. "Por, problemi qëndron te menaxhimi dhe organizimi, sepse ky program mund të bëhet me një urdhër të veçantë dhe të ndiqet në çdo drejtori apo komisariat policie", u shpreh Bilbil Mema.
Albert Dervishi
Edhe ish-funksionari tjetër i lartë i policisë, Albert Dervishi, ish-drejtor Rendi, u shpreh për "Shqip" se, gjatë viteve në karrierë, janë kryer shpesh seanca stërvitore për përdorimin e armës dhe mirëmbajtjen e tyre. "Në kohën time, zhvilloheshin qitje katër herë në vit dhe merrnin pjesë pothuajse të gjithë efektivët e policisë. Kjo ishte një masë e nevojshme, qoftë për përgatitjen personale të efektivëve të policisë, qoftë edhe për kujdesin dhe kontrollin e armës personale", tha Dervishi. Sipas tij, stërvitja e tyre niste që nga programet e Akademisë së Policisë, deri te testimet e shpeshta, duke përdorur qoftë poligone të mbyllura, por edhe të hapura. "Unë mendoj se testimi duhet medoemos, pasi ligji parashikon që punonjësi i policisë të përdorë armën mjaft mirë. Efektivët mund të përdorin armën, qoftë për mbrojtje të nevojshme, qoftë edhe për nevoja ekstreme. Siç është e parashikuar, një punonjës policie e përdor atë kur i kërcënohet jeta seriozisht, ose kur i rrezikohet jeta një individi nga elementë të tjerë. Por, për këtë aspekt, punonjësi i policisë duhet të njohë edhe anën juridike, e cila parashikon qartë se kur mund ta përdorë atë", detajon Albert Dervishi. I pyetur se si mund të zgjidhet ky problem, ish-funksionari i policisë deklaron se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet praktikës. Sipas tij, duhet të aplikohen praktika të thjeshta mësimore, për përdorimin e armatimit personal nga punonjësit e policisë, sidomos ata të trupës së shërbimit, me qëllim perfeksionimin e përdorimit të armatimit nga ana e tyre.
Vlerësimet
Komisionet e policisë dhanë disa vërejtje për keqadministrimin dhe joprofesionalizmin me armët
Masat që u kërkuan për armët
e policëve dhe nuk u zbatuan
Komisionet e policisë që kanë bërë testimet e uniformave blu lanë një sërë detyrash për përmirësimin e situatës për përdorimin e armëve. Me qëllim që në të ardhmen të ketë rezultate më të mira në qitjet luftarake dhe punonjësit e policisë të administrojnë, ruajnë e mirëmbajnë armatimin personal sipas rregullave e normave të përcaktuara, është urdhëruar që të gjithë shefat e shërbimeve nëpër drejtori, të marrin masa për të kontrolluar gjendjen e armatimit të punonjësve të tyre dhe nëpërmjet shërbimit të armatimit të furnizojnë me materialet që kanë mangët të gjithë punonjësit. Ndërkohë, sipas këtij urdhri, të gjithë punonjësit e policisë, armatimin personal (pistoletën), në çdo kohë duhet ta mbajnë me vete dhe për ata që nuk kanë kushte për ta ruajtur në banesë, sipas rregullave të administrohet në zyrat e punës. "Gjithashtu, është urdhëruar që të bëhet i detyrueshëm, të paktën një herë në muaj, pastrimi i armatimit nga punonjësit e policisë së trupës, por edhe i personelit tjetër dhe të ngrihen tavolina të posaçme për një gjë të tillë në ambientet e punës, pasi nuk ka vende të posaçme për pastrimin e armatimit", tregojnë burimet policore. Nga specialistët është kërkuar të aplikohen praktika të thjeshta mësimore, për përdorimin e armatimit personal nga punonjësit e policisë, sidomos ata të trupës së shërbimit, me qëllim perfeksionimin e përdorimit të armatimit nga ana e tyre dhe kjo të bëhet gjatë instruktazheve para marrjes së shërbimit, në vende të posaçme. Para marrjes së shërbimit, personeli që bën instruktazhin e trupës së shërbimit, duhet të kontrollojë fizikisht gjendjen e armatimit e të municionit të tyre, të evidentojë mangësitë dhe të marrë masa për eliminimin e tyre dhe pas kësaj, trupa të marrë shërbimin. Edhe nga strukturat e drejtimit, sidomos ata të shërbimeve të rendit, në bashkëpunim me shërbimin e armatimit, është kërkuar të aplikohen kontrolle, për kryerjen e instruktazheve dhe kontrollin e armatimit para marrjes së shërbimit apo edhe gjatë shërbimit. Shërbimi i Logjistikës është porositur të marrë masa për furnizimin me këllëfë pistolete, vegla pastrimi, vaj armësh dhe municion të freskët të të gjithë punonjësve të policisë, me qëllim shmangien nga dëmtimet që vijnë për shkak të djersitjes e të papastërtive të tjera dhe të mos lejohet mbajtja e armës direkt në brez, si edhe për ngritjen e tavolinave të pastrimit të armatimit. Dhe, për problemet që do të konstatohen nga ana e shefave të shërbimeve gjatë kontrollit të gjendjes së armatimit, apo mungesat në inventarin e municionit e pajisjeve, të procedojnë për marrjen e masave administrative ndaj atyre punonjësve që kanë mangësi, duke rakorduar me shërbimin e armatimit për plotësimin e mangësive. Megjithatë, pavarësisht se masat janë përsëritur disa herë, ende nuk janë aplikuar tërësisht në të gjitha drejtoritë e policisë.
Shqetësimi
Policia shqiptare, pa
poligone stërvitjeje
Aktualisht, policia shqiptare ka mungesë totale poligonesh qitjeje. Specialistët shpjegojnë se e gjithë kjo situatë për përdorimin e armës vjen nga mungesa e stërvitjes, që duhet kryer në poligone. Por, policisë i mungojnë, për më tepër, ato të stërvitjes. Ndryshe nga të gjitha vendet e botës, policia shqiptare mund të jetë e vetmja që nuk ka poligone të mbyllura. Të vetmet prova që janë bërë, kanë qenë në ambiente të hapura të improvizuara në periferi të qyteteve. Burimet policore thonë se aktualisht kjo çështje është lënë mënjanë, pasi priten armatimet e reja. Zyrtarisht, policia thotë se pritet ardhja e armatimit të ri dhe këto që aktualisht përdoren nga uniformat blu nuk do të jenë në përdorim. Më pas do të ndërtohen programe për përdorimin dhe mirëmbajtjen e armës. Stërvitja e fundit e policisë për përdorimin e armëve është kryer para pak ditësh dhe nga informacionet e mbledhura rezulton se ajo ende vazhdon. Por, kjo stërvitje-kontroll është realizuar vetëm nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Problemet e evidentuara
për përdorimin e armës
- Një pjesë e punonjësve, e sidomos punonjëset femra, nuk marrin pistoletën e tyre me vete, për të bërë qitje, megjithëse për zhvillimin e qitjes është përcaktuar, që qitja të bëhet me armën personale të secilit punonjës.
- Shumë efektivë nuk marrin pjesë në qitje, ku pjesa më e madhe janë nga shërbimet mbështetëse e për rrjedhojë nuk dihet gjendja teknike e fizike e armëve të tyre. Ndërsa një pjesë e punonjësve nuk kanë numrin e nevojshëm të fishekëve në krehër.
- Një pjesë e madhe e punonjësve të policisë të rolit bazë nuk njohin mirë përdorimin e armës, deri në gjëra elementare, si nxjerrja e armës nga këllëfi, mbushja e saj, heqja e krehrit dhe ndalimi i zjarrit.
- Një pjesë e madhe e pistoletave janë të papastra dhe me ndryshk, ku gjatë qitjes ka pasur shpesh bllokim të tyre dhe është ndërhyrë në vend nga specialistët e armatimit, për eliminimin e defekteve dhe realizimin e qitjes, qoftë edhe me armë tjetër.
- Një pjesë e punonjësve nuk kanë këllëf për pistoletën, ose i kanë këllëfë të hapur, nuk kanë vegla pastrimi e sidomos vaj armësh.