E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi vrasjen, kapet pas 4 muajsh

Një 30-vjeçar është ndaluar nga policia e Matit dje, pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Artur Kuka nga Burreli është prangosur nga policia e komisariatit të këtij qyteti, pasi ishte shpallur person në kërkim. 30-vjeçari Kuka, më 20 qershor të këtij viti ka tentuar të vrasë me armë një bashkëqytetarin e tij, për motive që ende nuk dihen. Pas tentativës për vrasjen e këtij shtetasi, ai u largua në drejtim të paditur për t‘iu shmangur policisë, por u shpall prej saj person në kërkim. Pas më shumë se katër muajsh, ai është kapur dje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›