Clinton uron Çitakun për Vitin e Ri 2011
Vlora Çitaku, ministrja e Punëve tё Jashtme në detyrë në Kosovë, ka pranuar njё telegram urimi nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, nё tё cilin kjo e fundit i uron Çitakut, Vitin e Ri 2011.
Nё telegramin e urimit, Clinton pёrgёzon popullin e Republikës sё Kosovës pёr sukseset e arritura nё vitin 2010 dhe për bashkëpunimin e mirë dhe tё sinqertë ndërmjet popullit amerikan dhe atij kosovar.
“Uroj qё viti 2011 tё jetё vit i realizimit tё aspiratave tё popullit tuaj”, ёshtё shprehur sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton.