Maqedoni, nuk ka raste me A (H1N1)
Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive ne Shkup, Zvonko Milenkoviq theksoi se sipas analizave mikrobiologjike, në Maqedoni nuk ka raste të gripit të tipit A (H1N1), por ka prezencën e virusit të influencës B.
Ai theksoi se dy të vdekurit nuk kanë pasur sëmundje kronike. Milenkoviq tha se vaksina kundër gripit sezonal është tretipëshe dhe përmban antigjene të A (H1N1), A(H3N2) dhe të influencës së tipit B, si dhe të influencës pandemike.
Ai informoi se në klinikë ka rritje të pacientëve me infeksione më të rënda të rrugëve të frymëmarrjes dhe me sindroma te tjera klinike.
"Janë kontrolluar 235 pacientë prej të cilëve 49 janë shtruar, ndërsa nëntë janë në repartin për kujdesje intensive me simptoma të gripit. Pesëmmbëdhjetë persona janë shtruar javën e fundit me simptoma të infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes", tha Milenkoviq.