Maqedoni: Dy fëmijë vdesin nga gripi sezonal i tipit “B”
Në Maqedoni dy fëmijë kanë vdekur sot nga gripi sezonal i ashtuquajtur i tipit “B”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Shkup.
ISHP nuk ka publikuar moshën e fëmijëve, por gjithashtu është njoftuar edhe per dy pacientë të tjerë, te cilet janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjenden në aparatet respiratore.
Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Zvonko Milenkoviq deklaroi se tek dy personat po bëhen analiza plotësuese laboratorike për të vërtetuar tipin e gripit.
Sipas të dhënave të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, numri i të infektuarëve nga sëmundja e gripit sezonal ka arritur në 1748 raste, por deri tani asnjë prej tyre nuk janë me simptomet e virusit A H1N1.