E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një shtetas për grabitje banesash

 Shtetasi Bledar Selmanaj, 30-vjeç, banues në Vlorë, i  dënuar më parë për “vjedhje”, u arrestua rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, pasi u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit N. Q. ne rrugën “Fuat Toptani”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i disa veprave penale, kryesisht vjedhjen e banesave.  Gjithashtu, shtetasi Bledar Selmanaj ka qene i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes”, së banesës së shtetases M. M. me date 19.08.2012, në rrugën “Arkitekt Kasemi”. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier më datë 27.07.2012, ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas për veprën penale të “Vjedhjes”.  /Start/

                                                                                             2012-08-29 11:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›