E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos kushëririn me armë, arrestohet

Në pranga ra shtetasi Bujar Humçi, 51-vjeç, banues në fshatin Gizavesh, Komuna Qender Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka plagosur në këmbë me armë gjahu si dhe ka kanosur kushëririn e tij, shtetasin L.Hunçi, 44-vjeç, banues po në këtë fshat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, ndërsa i dëmtuari u dërgua në Spitalin rajonal Librazhd, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. /Start/

                                                                                             2012-08-29 11:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›