E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, sekuestrohet 84 kg drogë

 Policia e Qarkut të Kukësit, bëri me dije se forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në disa parcela në fshatin Mulaj, ku rezultuan të mbjella 190 bimë të ngjashme me ato të kanabis sativa. 

Në vijim të këtij operacioni,  u kontrolluan edhe disa banesa të braktisura, në të cilat u gjetën edhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale 84 kg lëndë narkotike si ajo e kanabis sativa, të paketuara dhe të futura në thasë.

Gjithashtu, u gjet një pushkë model 56, një krehër me fishekë, një palë dylbi, etj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia thotë se autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. /Start/

                                                                                             2012-08-29 12:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›