Mauzoleut për familjen mbretërore
Vendimi u bë i ditur sot në mbledhjen e qeverisë. "Mauzoleu do të jetë më i madh se ç'ishte varri i Nënës Mbretëreshë, që u minua nga diktatori Hoxha, sepse aty do prehen Mbreti, Mbretëresha Geraldine, Leka i I dhe bashkëshortja e tij, Susan, do të jetë një varrezë mbretërore”, u shpreh kryeministri.
Në fjalën e tij Berisha theksoi se ky vend është dhe do të mbetet Republikë. "Parlamenti shqiptar dhe i gjithë spektri politik, me ligjet dhe vendimet që kanë miratuar, kanë mbajtur një qëndrim të drejtë dhe kanë hedhur poshtë Kongresin e Përmetit dhe ka bërë korrigjime në historinë e vendit. Ndaj duhet të miratohet një vendim qeverie për të finalizuar statusin e një historie shqiptare", tha kryeministri.
Kryeministri shtoi se "në të gjithë përpjekjen tonë ne nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se nxjerrim në shesh të vërtetat. Nëse një figurë e baltosur më parë, e nxjerrë nga historia, hyn në histori, nuk do të thotë aspak se kalohet në idealizma të pamerituara. Çdo figurë ka vendin e vet. Ahmet Zogu ka qënë një figurë e ndaluar, ndërkohë që parlamenti me vendime historike i hapi rrugën zgjidhjes së këtij problemi", tha Kryeministri Berisha. Gjithashtu, qeveria miratoi vendimin për kthimin e armëve të Skënderbeut në Muzeun Historik Kombëtar. /Start/
2012-08-29 15:10