E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inskenon një grabitje me dhunë, arrestohet i riu

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në qytetin e Shkodrës, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Rovin Ymeri, 20-vjeç,  banues në lagjen “Manush Alimani” të qytetit verior.

Policia lokale bëri me dije se 20-vjeçari, që punonte si banakier në një sallë lojërash fati, ka bërë kallëzim të rremë, duke pretenduar se në vendin e tij të punës në lagjen “Tom Kola”, i kanë vjedhur me dhunë e me armë të ftohtë (thikë) një shumë prej 35.000 lekë të reja.

Në sajë të hetimeve të kryera, u bë e mundur, zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje, ku rezultoi se autor i vjedhjes së shumës prej 35.000 lekëve të reja, është vetë shtetasi Rovin Ymeri, i cili tentoi të inskenonte vjedhjen me dhunë, duke bërë kallëzim të rremë.

U kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet, në ngarkim të shtetasit Rovin Ymeri,  iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Shkodër, për veprat penale “Kallëzimit të rreme” dhe “Vjedhje”. /Start/

                                                                                             2012-08-29 12:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›