Dy HEC-e të rinj mbi lumin Osum

Investimi kap një vlerë prej rreth 5 milionë dollarë, teksa pritet të punësojë dhjetëra banorë të zonë. Kryeministri Berisha përmendi edhe një herë rritjen e potencialeve energjetike të Shqipërisë, në përmbushje të nismës për shndërrimin e vendit në 'një superfuqi energjetike në rajon'.
"Pesë vjet më parë ne e deklaruam këtë nisëm si drejtim themelor të qeverisë, por jo pak ishin ata të cilët qëndruan skeptikë, madje dhe përqeshës ndaj saj. Por, sot, pas 5 vitesh të nisjes së saj, ajo është historia më e madhe e suksesit", deklaroi kryeministri.
Ai informoi se nga marsi i vitit 2007 në Shqipëri janë ndërtuar rreth 72 HEC-e, dhe së shpejti, në gjysmën e dytë të shtatorit, inaugurohet investimi tjetër madhor prej rreth 220 milionë eurosh, hidrocentrali i Ashtës. "Kapaciteti i HEC-ve, pa Ashtën, është 125 megavat. Por, me sektorin privat, Ministria e Ekonomisë ka firmosur mbi 117-120 kontrata për ndërtimin e mbi 330 HEC-ve. Vetëm ato që janë ndërtuar apo janë në ndërtim kanë kapacitet prej 1400 megavat, kundrejt 1200 megavat të instaluar në sistemin aktual energjetik", tha Berisha.
Sipas tij, në 5 vite janë ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër kapacitete energjetike 20% më të mëdha se ato të ndërtuara në të gjithë kohërat më parë. "Vitin që vjen nis projekti më i madh në Evropë, kaskada e Devollit, me mbi 1 miliardë euro investim", vijoi kreu i qeverisë, i cili shtoi se edhe në këtë sektor ka qëndrime keqdashëse të opozitës. /Start/
2012-08-29 15:08