Arrestohet nje tifoz serb ne Prishtine

Një serb nga Prishtina është ndaluar nga policia në Cacak të Serbisë, për shkak se ka bërë racizëm në stadium, në një ndeshje të kampionatit serb. Branko N. ishte një nga 8 tifozët e ndaluar nga policia, pasi lojtari me ngjyrë i ekipit vendas Borac, Majk Tamvanjeri, është ofenduar në kor nga një pjesë e tifozëve. Këta tifozë ishin veshur me pelerina dhe kapucë si të Ku Kluks Klanit, kanë pasur parulla raciste dhe kanë lëshuar thirrje raciste. Kjo ndodhi të shtunën e kaluar, në takimin Borac-Vozhdovac, në Cacak. Këtë informacion e bën të ditur gazeta "Danas".